Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, sot rreth orës 14:30, në lagjen Vetërnik, në Prishtinë, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit BMW. Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj një armë të shkurtë ( lloji TT), në karikatorë si dhe 4 fishekë.
Sipas policisë, idyshuari, R.K, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim në stacionin policor jugu në Prishtinë.
Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.