Sekuestrohet sasia historike e fentanilit në vendlindjen e El Chapos, shkaku kryesor i vdekjeve nga mbidoza në SHBA  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sekuestrohet sasia historike e fentanilit në vendlindjen e El Chapos, shkaku kryesor i vdekjeve nga mbidoza në SHBA 

    Insajderi
    09 July 2022 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më shumë se gjysmë toni fentanil, një drogë e fortë me bazë opiumi që përdoret edhe për anestezi, u sekuestrua në Sinaloa, vendlindjen e trafikantit më famëkeq të Meksikës, Joaquin El Chapo Guzman.

    Sasia e sekuestruar u konsiderua historike nga autoritetet vendase. Në operacionin disaditor mori pjesë edhe Garda Kombëtare dhe Ushtria meksikane. “543 kilogramë, sasia më e madhe e fentanil e sekuestruar në Meksikë”, tha zv.sekretari Sigurisë Publike, Ricardo Mejia për mediat. Sasia e kapur arrinte vlerën e 230 milionë dollarëve.

    Gjatë operacionit u arrestuan 10 persona, si dhe u sekuestruan edhe 555 kilogramë metamfetaminë, 41 kilogramë kokainë dhe 7 kilogramë heroinë.

    Drogat sintetike, si fentanili, kanë qenë shkaku kryesor i vdekjeve nga mbidoza në Shtetet e Bashkuara. Sipas ekspertëve, qoftë edhe 2 miligramë fentanil mund të shkaktojë vdekjen, pasi kjo drogë është 100 herë më e fortë se morfina. Më shumë se gjysma e fentanilit që kontrabandohet në SHBA kalon nga Meksika.

    Ndërkohë, në anën tjetër të kufirit, në San Diego, Policia amerikane sekuestroi 2200 kg metamfetqaminë, që vinte nga Meksika. Gjatë operacionit, u arrestuan 4 meksikanë nga Tijuana, të cilët e kishin fshehur drogën në një kamion. “Kjo është një tjetër goditje ndaj karteleve të drogës”, tha agjenti special i DEA-s Shelly S. Hoëe. Sipas CDC, në vitin 2020, 23 mijë amerikanë humbën jetën nga mbidoza e psikostimulantëve, kryesisht metemfetamina


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark