Një veturë me mbishkrimin “Milicija” e parkuar në Graçanicë nga një serb lokal është sekuestruar nga Policia e Kosovës, gjatë mbrëmjes së sotme.
Sipas një video të publikuar në “Arbresh.info”, shihet teksa policia e sekuestron veturën duke e dërguar në stacionin policor.
Goran Ristic pesë orë më parë kishte publikuar në llogarinë e tij fotografi të një makine të bardhë më mbishkrimin Milica (Policia), duke e përcjellë me titullin “Konkurrenca”, që donte të thoshte se ai po i bënte konkurrencë Policisë së Kosovës.
Reagimi i forcave të rendit ishte shumë i shpejtë duke e konfiskuar atë.