Sela: S’kam bërë asnjë hap për ta dëmtuar imazhin e Kurtit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sela: S’kam bërë asnjë hap për ta dëmtuar imazhin e Kurtit

    Insajderi
    13 February 2024 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka theksuar se nuk ka bërë asnjë hap për ta dëmtuar imazhin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit

    “Unë, Albin Kurtit i kam dalë borxh sa herë që ka qenë e nevojshme dhe kam vlerësuar”.

    Kështu është shprehur kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, teksa është përgjigjur se a e tradhtoi Albin Kurtin që e ndihmoi fushatën e Selës.

    Sela ka theksuar se nuk ka bërë asnjë hap për ta dëmtuar imazhin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

    “Unë nuk kam bërë asnjë hap për ta dëmtuar imazhin e kryeministrit të Kosovës. Nuk e di pse duhet të më shtrohet pyetja a e kam tradhtuar unë Albin Kurtin. Kam qenë aktiv në fushatën e z. Kurtit”, tha Sela në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark