Irani është një vend që siguron mbështetje parimore, konstante dhe të qartë për çështjen e “integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë në organizatat ndërkombëtare dhe forumet”, ka thënë ministri i jashtëm serb Nikolla Sellakoviq, pas një takimi me presidentin iranian Hassan Rohani dhe bisedimet me zyrtarët e atij vendi.
Nikolla Sellakoviq ka thënë me këtë rast se Irani i siguroi mbështetje të vazhdueshme dhe të qartë për “çështjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë” dhe mbështet “dëshirën e Serbisë për të kërkuar një zgjidhje për çështjen e Kosovës me mjete paqësore dhe diplomatike”.
Sellakoviq i tha Rohanit se vizita e tij në Iran ishte “shumë e rëndësishme” dhe përcolli përshëndetjet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq./Insajderi.org.