Selfie mes rrënojave, ushtaret izraelite në vendin e sulmit iranian nxisin reagime të shumta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Selfie mes rrënojave, ushtaret izraelite në vendin e sulmit iranian nxisin reagime të shumta

    Insajderi
    20 June 2025 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa fotografi të publikuara nga agjencia Reuters tregojnë një moment të pazakontë në zonën e goditur nga raketat iraniane në qytetin Beer Sheba, në jug të Izraelit.

    Në imazhe shihen dy ushtarake izraelite duke bërë selfie pranë një prej vendndodhjeve të sulmit – pikërisht aty ku vetëm një ditë më parë Teherani kishte goditur një objektiv civil, afër spitalit Soroka, një qendër e rëndësishme shëndetësore në rajon.

    Ky veprim ka ngjallur reagime të përziera në rrjetet sociale, ku disa e kanë konsideruar si një moment simbolik i rezistencës, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar si mungesë ndjeshmërie në një zonë ende të tronditur nga sulmet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark