Ka një vend dhe kohë të përshtatshme për gjithçka, por një ‘selfie’ me një lojtar të Liverpool pas humbjes në finale të Europa League ka qenë definivisht moment i gabuar.
Ekipi i Jurgen Klopp humbi 3 me 1 ndaj Sevillës të mërkurën mbrëma, edhe pse ishin në epërsi në pjesën e parë.
Lojtarët ishin në lot pas përfundimit të ndeshjes së bashku me tifozët e tyre, por njëri nga ta dëshiroi që ta shfrytëzojë këtë moment që të bëjë një ‘selfie’ me mesfushorin brazilian Coutinho, shkruan Goal.com
Dhe, braziliani dukej tejet i irrituar me kërkesën e tifozit dhe kjo shihet qartë edhe në fotot e mëposhtme./Insajderi.com