“Selfiet” i morën jetën 73 personave gjatë këtij viti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Selfiet” i morën jetën 73 personave gjatë këtij viti

    Insajderi
    17 November 2016 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i njerëzve që vdesin çdo vit duke bërë “selfie” është në rritje, por një ekip i hulumtuesve amerikanë po shpresojnë që do të arrijnë të ndalin këtë problem.

    Ata janë duke zhvilluar një aplikacion që do t’i alarmojë njerëzit kur ata janë në rrezik, shkruan BBC.

    Hulumtuesit kanë thënë se 15 njerëz kanë vdekur në vitin 2014 duke bërë “selfie”, 39 në vitin 2015 dhe 73 në tetë muajt e parë të këtij viti.

    selfie-2222

    Studimi udhëhiqet nga kandidati për doktoraturë Hemank Lamba dhe një ekip shokësh të Universitetit të Pitsburgut.

    Vdekja e parë e raportuar për vdekje gjatë fotografimit të vetes ka ndodhur në mars të vitit 2014 dhe që nga ajo kohë Hemank janë duke hulumtuar këto incidente.

    Shkaktarët më të shpeshtë të vdekjes janë rënia nga lartësi të mëdha./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark