Nëse çmimi i lartë dhe vështirësitë e përdorimit mund të jenë dy pengesat në blerjen e një droni, në treg po vjen një produkt që i heq të dyja, quhet “Selfly”.
Ai është një këllëf smartphone që fluturon në ajër për të shkrepur një selfie. Idea ka qenë e një ish ortodontisti izraelit, Hagay Klein, i cili ka nisur mbledhjen e fondeve në platformën Kickstarter. Objektivi është që të arrijë në 125 mijë dollarë.
Vetëm 9 mm e trashë, cover-drone është menduar për smartphone të ndryshëm dhe për iPhone 6 dhe 7, dhe versionet Plus, si dhe Galaxy S6 dhe 7 si dhe Edge, deri tek Nexus 6. Çmimi është 100 dollarë në Kickstarter dhe do të shkojë 140 dollarë nëse arrin të jetë një produkt në raftet e dyqaneve.
Një pajisje e ngjashme, AirSelfie, u prezantua në Kickstarter në nëntorin e kaluar me një çmim prej 179 dollarë.
Përveçse nuk ka një çmim astronomik, iSelfly synon dhe lehtësimin në përdorim. Pajisja ka një fotokamera 8 megapiksel dhe mund të xhirojë video nga 1.080 piksel dhe 30 frame në sekondë. Kur e lëshoni në ajër, droni pret komandat që nisin nga një aplikacion në smartphone nga ku droni, më pas, bën foto dhe video të kapura nga qielli.
https://www.youtube.com/watch?v=ZgtQQ4ZFNSw