Selim Pacolli: Anamorava ishte dhe mbetet epiqendër dhe pikë e veçantë në historinë e Kosovës – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Selim Pacolli: Anamorava ishte dhe mbetet epiqendër dhe pikë e veçantë në historinë e Kosovës

    Insajderi
    25 January 2025 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli, tha se Anamorava ishte dhe mbetet epiqendër dhe pikë e veçantë në historinë e Kosovës.

    Ai ka theksuar se Gjilani është për familje.

    “Vatra dhe konaku i hoxhë Hasan Masuricës e Sylë Zarbincës, Idriz Seferit, Mulla Idrizi Gjilanit e Hoxhë Lipovicës, Kadri Zekës e Nuhi Berishës, Agim Ramadanit e Abdullah Tahirit, dhe qindra Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit.

    Veprimtaria dhe historia e tyre do të jenë udhërrëfyesi dhe motivi ynë kryesor që ne dhe brezat që vijnë pas t’i kemi shembull për zhvillimin e vendit dhe ruajtjen e vlerave e traditive tona”, tha Pacolli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark