Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli, ka njoftuar se nesër, më 24 janar, do të hapin fushatën në qytetin e Gjilanit.
Pacolli tha se për të, familja është një element kyç dhe se “Familja nuk është diçka, Familja është gjithçka”.
Ai ftoi qytetarët të mbështesin kandidaturën e tij me numrin 129 dhe të votojnë për një të ardhme më të mirë për familjet kosovare.
“Nesër, e premte më 24 janar do të hapim fushatën në qytetin e Gjilanit. Qytet ky me tradita dhe vlera të mëdha”, shkroi ai.