Kandidati për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Selim Pacolli, ka qëndruar sot në Bardhosh.
Pacolli tha se fushata e Koalicionit për Familje ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët e këtij vendi.
“Sot, së bashku me deputetin Eman Rrahmani dhe kandidatët e tjerë për deputet të Koalicionit për Familjen, patëm kënaqësinë të takohemi me qytetarët e Bardhoshit.
Fushata jonë ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga ata, të cilët besojnë në vizionin tonë për Familjen dhe për një të ardhme më të mirë”, u shpreh 2’shi i Koalcionit për Familje
Më tutje ai tha se Koalicioni për Familje po përballet me sfida të reja, por mbështetja e qytetarëve është fuqia i shtyn përpara ata.