Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli, ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna.
Diskutimet u fokusuan në zhvillimet ekonomike të vendit, sfidat dhe mundësitë për përmirësim, me theks të veçantë në mbështetjen e prodhimeve vendore.
“Diskutuam për mbështetjen e prodhuesve vendorë në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe, njëkohësisht, për rritjen e mundësive të punësimit,” u shpreh Pacolli.
Postimi i plotë:
Sot, si përfaqësues të Koalicionit për Familjen zhvilluam një takim me kryetarin e Odës Ekonomike, z. Lulzim Rafuna. Bashkarisht diskutuam për zhvillimet ekonomike të vendit, mundësitë dhe problematikat, e me fokus të veçantë ato të prodhimeve vendore. Ballafaqimin e kompanive me mungesë të fuqisë punëtore, reformat arsimore për profilizim të të rinjëve, mbështjetjen e prodhuesve vendore për rritjen e kapaciteteve prodhuese e bashkë me to edhe rritjen e mundësive të punësimit.