Selim Pacolli: Vushtrria dëshmoi mbështetje për Koalicionin për Familje, do të përkrahim vlerat familjare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Selim Pacolli: Vushtrria dëshmoi mbështetje për Koalicionin për Familje, do të përkrahim vlerat familjare

    Insajderi
    31 January 2025 - 22:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrrisë, e cila siç thotë ai, ka dëshmuar angazhimin e saj për forcimin e vlerave familjare dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.

    Në një postim në Facebook, pas tubimit të zhvilluar sonte në Vushtrri, Pacolli falënderoi qytetarët për përkrahjen e madhe, duke thënë se ky angazhim do të vazhdojë të jetë në themel të programit të Koalicionit për Familje.

    “Vushtrria sonte e dëshmoi mbështetjen për Koalicionin për Familje. Do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e vlerave familjare dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë. Faleminderit për mbështetjen!” shkroi Pacolli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark