Pas shkarkimit nga pozita e Koordinatorit Nacional për Sfidat e Mijëvjeçarit, reagon Petrit Selimi.
Ai nuk e ka pritur mirë vendimin e qeverise, pasi sipas tij stafi i kryeministrit Isa Mustafa e ka ditur se cilin post ka zgjedhur, pas vendimit te AKK-së.
Selimi ka treguar se ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit ndërkohë qe ka zgjedh të mbaj pozitën e Koordinatorit Nacional.
“Për hir të korrektësisë, zyra e Kryeministrit se paku do të duhej të më kontaktonte, sa jam në pushim, për të më treguar paraprakisht për këtë vendim. Jam i bindur se Kryeministri në mungesë të informacioneve ka marrë këtë vendim dhe po ashtu jam i sigurt se vendimi i sotëm do të anulohet”, thotë ai për lajmi.net