Selimi: 50 për qind e ambasadorëve janë politikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: 50 për qind e ambasadorëve janë politikë

    Insajderi
    08 April 2016 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti i PDK-së, Ramiz Lladrovci, është emëruar ambasador në Tiranë, ku deri më tani ishte i ngarkuar me punë. Ish-deputetja e LDK-së, Teuta Sahatqija, është emëruar konsulle e përgjithshme në Neë York, ndërsa ish-deputetja e LDK-së, Nazane Breca, është emëruar ambasadore në Zvicër. Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga AKR-ja, Bernard Nikaj, është dekretuar për ambasador në Belgjikë. Ndërkohë ish-anëtari i FER-it, Qëndrim Gashi, është emëruar ambasador në Francë.

    Petrit Selimi, Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, i pyetur për këto emërime ka vlerësuar se janë bërë konform ligjit për shërbimin e jashtëm.

    Sipas tij, 50 për qind e ambasadorëve të Kosovës nëpër botë janë të karrierës, ndërsa 50 për qind  janë politikë.

    “Emërimet janë në kuadër të ligjit, pra nuk është kaluar 50%-shi i ambasadorëve politikë”, është përgjigjur Selimi.

    Ndërkaq subjektet opozitare dhe njohësit e kësaj fushe kanë thënë për Gazetën Zëri se partnerët e koalicionit qeverisës po e shfrytëzojnë shërbimin e jashtëm për të akomoduar personat e afërt me këto parti. Sipas tyre, dërgimi i njerëzve partiakë nëpër misione diplomatike po e dëmton diplomacinë kosovare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark