Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka shprehur shqetësimin e tij për komunikimet e Kryeministrit Kurti me shtetin serb dhe atë duke bërë disa pyetje.
Selimi ka pyetur në një shkrim në Twitter nëse Kurti përmës ministrit të tij Goran Rakiq mban kanalet komunikuese me Serbinë.
“A ka komuniku KM Kurti me Goran Rakić? A ka diskutu përmes tij për mesazhet KS-SER? A duhet ne ta dijmë atë komunikim?”, ka shkruar Selimi.
Zyrtari i lartë i AAK-së Selim Selimi ka vazhduar me pyetjet nëse Kosova ka një ministër që ndërmjetëson mes neve dhe një shteti armik dhe se a ka hapësirë që Porkuroria të hetojë komunikime të tilla.
“A kemi ne si shtet një prej Ministrave tonë ndërmjetësues me një shtet armik? A ka hapsirë për prokurorinë?”, ka shkruar Selimi.
Ai në fund ka paralajmëruar se ushtria virtuale do të aktivizohet tani, pas këtyre pyetjeve, por e ka bërë të qartë se është komod karshi tyre. “E di që ferma virtuale do të mobilizohet por OK jem!”, ka përfunduar Selim Selimi.
https://twitter.com/selim_selimi/status/1441091273637515270?s=19