Rekomandimi pozitiv për liberalizmin e vizave nga Komisioni Evropian, ka nxitur pyetje të shumtë se kur mund të jetë data potenciale atëherë kur kosovarët mund të lëvizin pa viza.
Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme, Petriti Selimi në InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se nuk sheh pengesa rreth çështjet së demarkacionit ndërsa ai shprehet i bindur se vizat do të hiqen para muajit shtator.
“Kam informacion se liberalizimi i vizave do të bëhet edhe më herët. Kosova i ka plotësuar më shumë kushte se kushdo, në historinë e kushteve të liberalizimit”, tha Selimi, njofton Insajderi.
Heqja e vizave për kosovarët do të miratohet nga Këshilli i Ministrave të BE-së të cilët do të marrin vendimin përfundimtar. /Insajderi.com