Selimi: Demarkacioni nuk do të kalojë, do të shkojmë edhe përtej gazit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Demarkacioni nuk do të kalojë, do të shkojmë edhe përtej gazit

    Insajderi
    22 April 2017 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Konfirmimi i kryetarit të Kuvendit se demarkacioni do procedohet në Kuvend në javën që vjen, ka bërë që opozita të bëhet gati që demarkacioni me Malin e Zi të mos kaloj.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ,ka thënë sot se do të përdorin çdo mjet që demarkacioni të mos kaloj.

    “As gazin lotsjellës nuk e përjashtoj as nuk mbështetëm vetëm në gazin lotsjellës, gazi është vetëm një mjet që do të duhej dhe që mund të përdorët kur është e nevojshme dhe e domosdoshme për të bërë një gjë të tillë andaj unë nuk e përjashtoj për formë dhe si metodë”, ka thënë Selimi.

    Selimi u shpreh i sigurt që ajo seancë do të jetë e fundit e kësaj legjislature, pasi që siç tha ai pas kësaj seance vendi do të shkojë në zgjedhje.

    “Seanca e fundit dhe pika e  fundit e rendit të ditës e këtij legjislativi do të jetë ajo e cila do të shkaktoj një situatë të re në politikën në Kosovë e cila do të qoj drejtë zgjedhjeve të parakohshme të Kosovës”, ka thënë Selimi për Tribuna Channel

    Lidhur me demarkacionin, kryeministri, Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kanë biseduar dje me zëvendës/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Brian Hoyt Yee, ku kërkohej  që demarkacioni të ratifikohej sa më shpejt./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark