Selimi e di se kush mund t’a ndalë hyrjen në Kosovë të zyrtarëve serb - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi e di se kush mund t’a ndalë hyrjen në Kosovë të zyrtarëve serb

    Insajderi
    13 April 2016 - 00:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëse Qeveria aktuale e Kosovës, nuk ka fuqi që të ndalë ardhjen në Kosovë të liderëvë serb të cilët proklamojnë se Kosova është Serbi, sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, këtë ka kush ta bëjë.

    Por sipas tij, që kjo të ndodhë kjo Qeveri duhet të japë dorëheqje, në mënyrë që t’i lë vend atyre që kanë fuqi ta bëjnë këtë ndalesë.

    “Nëse kjo qeveri nuk mund t’i ndal, le te japë dorëheqje sepse do të ketë kush t’ia ndal marshimin e tyre në Kosovë”, ka shkruar Selimi në Facebook, duke aluduar në ardhjen në pushtet të partisë që ai i takon.

    Sipas tij, ministri Ivica Daçiq dhe lideri radikal serb, Vojsllav Sheshel janë të njejtë për Kosovën edhe pse ata mund të jenë të ndryshëm për Serbinë.

    Për Selimin, sa për Qeverinë e Kosovës, Daçiqi dhe kushdo tjetër nga Qeveria e Serbisë mund të vijnë në Kosovë sa herë të duan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark