×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi i reagon Kurtit pasi kritikoi Ramën: Sulm i ulët, vetë Qeveria nënshkroi marrëveshje për të burgosurit e Danimarkës

    Insajderi
    22 October 2024 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryediplomati Petrit Selimi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit kritikoi marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për objektet e emigrantëve.

    Selimi ka thënë se ky është një sulm i ulët ndaj Ramës.

    Tutje, ai ka përmendur marrëveshjen e Qeverisë së Kosovës me Danimarkën për të burgosurit emigrantë.

    “Kryeministri i Kosovës kritikoi kryeministrin e Shqipërisë për marrëveshjen me Italinë rreth objekteve të emigrantëve. Një sulm i ulët ndaj Ramës, pasi që ishte vetë Qeveria Kurti që nënshkroi marrëveshje me Danimarkën duke hapur Kosovën për të strehuar qindra të huaj dhe emigrantë të burgosur në burgjet e Kosovës.” – ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark