Selimi ia ndalon hyrjen në Kosovë gjeneralit Dikoviq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi ia ndalon hyrjen në Kosovë gjeneralit Dikoviq

    Insajderi
    13 April 2016 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm në detyrë, Petrit Selimi, ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë edhe gjeneralit serb Ljubisa Dikoviq.

    Në një vendim, që e ka siguruar zeri.info, Selimi ka urdhëruar organet e rendit që t’ia ndalojnë hyrjen në territorin e Kosovës shefit të ushtrisë serbe i cili pritej ta vizitonte Kosovën.

    Këto janë pikat e vendimit:

    1. Gjenerali serb i ushtrisë serbe është person i padëshirueshëm dhe i ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës.

    2. Po ashtu obligohet MPB-ja, MPJ-ja dhe të gjitha autoritetet përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.

    Këtë vendim Selimi e ka bërë duke u bazuar në Marrëveshjen e Brukselit, që ka autorizuar MPJ-në e Kosovës për lejet e zyrtarëve serbë.

    Dikoviq është akuzuar që një kohë të gjatë nga organizata Fondi për të Drejtat Humanitare, e udhëhequr nga Natasha Kandiq, për krime të luftës në Kosovë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark