Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se kërkesat e partive opozitare për anulimin e marrëveshjes për demarkacionin kufitar me Malin e Zi nuk është kauzë false ashtu siç e kanë quajtur liderët e institucioneve të Kosovës.
Ai ka thënë se kauza false do të ishte vetëm nëse toka e Kosovës është false.
Ai në një emision të televizionit Rrokum ka thënë se me insistimin e tij se marrëveshja është në rregull, presidenti Hashim Thaçi po bëhet president i Malit të Zi ndërsa Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin e ka quajtur “sherrbudallë.” Rexhepi nuk ka kursyer as kryeministrin Isa Mustafa, për të cilin ka thënë se është njëri oportunist./Insajderi.com