Selimi 'nuk e ka idenë' përse është në listën e zezë të SHBA-ve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi ‘nuk e ka idenë’ përse është në listën e zezë të SHBA-ve

    Insajderi
    22 June 2016 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, 15 vjet më parë kishte shpallur një emergjencë kombëtare në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’u marrë me kërcënime të pazakonta dhe të jashtëzakonshme ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

    Ky vendim prekte direkt me emër e mbiemër personat e angazhuar, që sipas SHBA-së, ndihmojnë, sponsorizojnë apo mbështesin dhunën ekstremiste në Maqedoni, Bosnjë dhe Kosovë. Të njëjta masa janë miratuar edhe 15 vite më vonë nga Presidenti i tanishëm Barack Obama.

    Nga Kosova vazhdojnë të jenë në listë emra kryesisht nga lufta e fundit dhe tashmë të përfshirë në politikë.

    Disa nga ta janë: Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Sami Lushtaku, Daut Haradinaj, Ramiz Lladrovci, Emrush Xhemajli, Azem Syla dhe të tjerë.

    Rexhep Selimi ka thënë se sot e 15 vite nuk e di arsyen e përfshirjes së emrit të tij në këtë listë.

    “Ashtu sikur para 15 vitesh, po ashtu edhe sot nuk e di për atë listë. Vetëm e di që emri im është përfshirë aty në kohën e Luftës në Maqedoni, kështu që nuk e di ende”, ka thënë Selimi për Telegrafin.

    Presidenti amerikan, Barack Obama ka vendosur që emergjenca kombëtare e shpallur më 26 qershor 2001, dhe masat e miratuara në atë datë, duhet të vazhdojnë të mbesin në fuqi edhe pas 26 qershorit 2016. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark