Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se deputetët e partisë së tij kanë shmangur një konflikt fizik me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme të mbajtur javën e kaluar për të debatuar për vlerat e UÇK-së.
Duke komentuar seancën dhe më konkretisht sjelljen e deputetit të PDK-se, Nuredin Lushtaku i cili gati se kishte sulmuar fizikisht deputetin e VV-se, Glauk Konjufcë, Selimi ka thënë se “atë ditë, tensionimi i situatës deri në konflikt fizik ka qenë thjeshtë skenar i PDK-së.”
“Atë ditë, thirrësi i kësaj seance, e ka paraqitur një thirrje por pa rezolutë, pa propozim rezolutë dhe e ka hapur debatin dhe ne kemi marrë pjesë ne debat dhe ju kemi treguar që në radhë të parë kyë shtë debat i vonuar dhe kjo është hipokrizi sepse ju nuk keni pasur kurrë kurajo që të merrni hapat më të vegjël për parandalimin e këytrë vendimeve të padrejta që ata po i quajnë,” ka thënë Selimi duke iu referuar vendimit për themelimin e Gjykatës Specialë që është votuar në Kuvendin e Kosovës edhe nga deputetët e PDK-së të cilët e kanë thirrë seancën e jashtëzakonshme, ka thënë ai në një itnervistë për televizionin Rrrokum.
Por, sipas tij, “e gjithë kjo hipokrizi” u zbulua kur ata nuk arritën që të formulojnë një rezolutë bazuar në atë se cfarë deklaronin gjatë seancës.
“E kur nuk arritën që as elektoratin e familjarët e tyre t’i mashtrojnë me lok krokodili, ne e kemi vërejtur që këta duan që të krijojnë diçka që ta mbajnë nën hije këtë debat, të cilin ata e humbën. Dhe ajo cfarë do të mbante këtë debat, qysh këta dijnë zakonisht, përmes krijimit të një konflikti fizik. Dhe ne i kemi thënë njëri-tjetrit: njerëz, këta po tentojnë ta sajojnë një konflikt fizik nën hije e të cilit do të mbetej gjithë ai debat,” ka shtuar ai./Insajderi.com