Selimi: Pushteti deshi të sjellë eksploziv në protestat tona – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Pushteti deshi të sjellë eksploziv në protestat tona

    Insajderi
    09 March 2016 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për ushtrim të dhunës psikologjike ndaj protestuesve në protestat e organizuara nga kjo parti.

    Për më tepër, Selimi akuzon pushtetin se është organizuar që të sjellë në këto protestat e 9 janarit dhe 17 shkurtit edhe eksploziv.

    “Pushteti kishte organizuar të sjellë eksploziv në Prishtinë por protestuesit shpëtuan”, theksoi Selimi, duke sqaruar se kjo ishte ndaluar nga njësitet e Policisë së Kosovës.

    “Pushteti ka bërë terror psikologjik  ndaj protestuesve, protestave ju referofshin të dhunshme në mënyrë që t’i frikësojnë qytetarët. Edhe KFOR-in e EULEX-in i vënë në lajthitje, i dezinformuar duke ju thënë se do të ketë eksplozivë dhe dhunë ndaj institucioneve shtetërore”, shtoi Selimi.

    Në anën tjetër deputetja tjetër e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka thënë se ka pasur shkelje rregullave të sjelljes nga ana policisë së Kosovës brenda Kuvendit të Kosovës.  Ajo ka qenë kritike sidomos në rastin e sulmit ndaj deputetes Albulena Haxhiut ku në tentim për arrestim ajo ishte alivanosur.

    “Prezenca e policisë, nxjerrja nga salla janë të paligjshme dhe asnjëherë ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë. As kryetari as Kryesia e Kuvendit nuk është e autorizuar më bërë keqtrajtime ndaj deputetëve”, tha Dërguti.

    Ajo  këtë e sheh si dhunë ndaj deputetëve ku sipas saj ëshët bërë tejkalimi i kompetencave me ligj.

    “Policët janë përfshirë në kryerje të veprave penale në mënyrë të kundërligjshme”, theksoi ajo./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark