Selimi thotë se Kosova është me e sigurt dhe demokratike se Rusia – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi thotë se Kosova është me e sigurt dhe demokratike se Rusia

    Insajderi
    24 November 2016 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, i është kundërpërgjigjur zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova, e cila në një konferencë të veçantë nuk ka kursyer kritikat ndaj Kosovës.

    Selimi, i cili është koordinator i Zyrës së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, ka thënë se Kosova gjendet në pozitë më të mirë se Rusia në një numër fushash.

    “Kosova, sipas të gjitha fakteve është më e sigurt, më pak e korruptuar, me më pak kriminalitet, shumë më demokratike se që ka qenë Rusia ndonjëherë. Kurdoherë”, ka shkruar Selimi në Tëitter.

    Mediat serbe kanë raportuar se Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë të enjten se kriza e brendshme politike në vend ka dëshmuar paaftësinë e Kosovës.  Po ashtu, Rusia ka dhënë vlerësime edhe lidhur me ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se Kosova nuk duhet që t’i harrojë obligimet e veta./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark