
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka reaguar ndaj dokumentarit “Shtabi i Milionerëve”, i cili ka deklaruar publikisht pasurinë e tij duke thënë se ai nuk merr përgjegjësi për milionat e familjarëve të tij që ishin përfshirë në këtë dokumentar.
“Nuk marrë përgjegjësi për askënd tjetër dhe për cilido të përmendur në atë material. Për pasurinë dhe bizneseve të askujt tjetër, qofshin ato të miqve, vëllezërve, farefisin, të njohur a të panjohur, nga e cila nuk përfitoi asgjë,” ka thënë ai.
“Tek e fundit, ato janë të tyre,” ka shtuar ai.
Ai thotë se ka një shtëpi, një banesë, një veturë, 80 ari tokë bujqësore, pagën e deputetit dhe 30 ari truall në vlerë prej 194 mijë euro, raporton lajmi.net
Selimi shton se pasuria e tij në krahasim nga viti 2010 ka rënë pasi në atë kohë ka deklaruar pasurinë e përbashkët familjare.
“Unë nuk kam asnjë biznes apo firmë. Prej që kam marr mandatin e deputetit unë nuk kam asnjë të ardhur tjetër përpos pagës së deputetit. Ftojë prokurorinë që të hetojë. Krejt kjo është lojë politike”, është shprehur Selimi.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frasher Krasniqi, përmes këtij dokumentari është bërë përpjkeje të përfshihet edhe Vetëvendosje “në skema të paraqitura aty.”
“Aty thuhet se VV financohet nga kompanitë e Rexhep Selimit dhe aty apostrofohet kompania Drini. Këtu janë disa probleme pasi që pikërisht kompania Drini nuk ka të bëjë me familjen e z. Selimi dhe nuk ka të bëjë me financimin e Vetëvendosjes”, tha Frashër Krasniqi.