×
  • Lajme
  • Lajme

    Sellakoviq i ankohet Palmerit për shkak të Asociacionit

    Insajderi
    03 June 2021 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri serb i punëve të jashtme, Nikolla Selakoviq, u takua me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit dhe përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor të Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Palmer.

    Sellakoviq ka thënë se “dialogu mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e BE, është mënyra e vetme e duhur për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme midis dy palëve”. Ai theksoi se çelësi është “një kompromis që nënkupton një qasje të përgjegjshme dhe serioze dhe tha se Serbia do të vazhdojë të marrë pjesë në bisedime me mirëbesim dhe se është e gatshme të vazhdojë dialogun”.

    “Ne e konsiderojmë të papranueshme që Prishtina të shmang përmbushjen e detyrimeve të saj, mbi të gjitha formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke këmbëngulur vetëm në njohjen reciproke”, është ankuar Sellakoviq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark