Ministri i punëve të jashtme i Serbisë, Nikolla Sellakoviq sot ka biseduar me shefin e ri të Delegacionit të BE në Serbi Emmanuele Joffre.
Ministri serb ka pretenduar se dialogu dhe kompromisi janë “çelësi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme”, por gjithashtu u ankua se “Prishtina me këmbëngulje nuk i përmbush obligimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit dhe nuk mundëson themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.
Selakoviq ka pretenduar se “është e nevojshme që Prishtina të fillojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura, dhe ne presim që Bashkimi Evropian, si garantues i Marrëveshjes së Brukselit, të këmbëngulë fort në këtë”./Insajderi.org.