Ministri i jashtëm serb, Nikolla Sellakoviq, mori pjesë sot përmes një lidhje video në Takimin Ministror të Këshillit të Evropës dhe me atë rast tha se “Serbia mbështet fuqimisht idetë e multilateralizmit, dhe vuri në dukje rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimi midis shteteve anëtare”.
Sellakoviq ka thënë se Serbia është një nga anëtarët e Këshillit të Evropës “që nuk e ka shkelur këtë parim në asnjë rast”.
Në fjalën e tij, Sellakoviq iu referua çështjes së pozitës së pakicave kombëtare, e cila do të jetë një nga përparësitë e presidencës së ardhshme hungareze dhe theksoi se vendi i tij “është thellësisht i përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave individuale dhe kolektive të më shumë se 20 pakicat në territorin e saj”.
“Ne kemi një nga kornizat më të përparuara ligjore për mbrojtjen e pakicave kombëtare, por nuk besojmë se puna është bërë, por ne jemi vazhdimisht duke punuar në përmirësimin e kornizës institucionale dhe ligjore, si dhe zbatimin efikas të tij”, ka pretenduar ministri i jashtëm serb./Insajderi.org.