×
  • Lajme
  • Lajme

    Sellakoviq kërkon kompromis me Kosovën ndërsa Maas reforma në Serbi

    Insajderi
    05 March 2021 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Nëse duam një kompromis për çështjen e Kosovës, ai kompromis nuk do të thotë se njëra palë merr gjithçka dhe tjetra nuk merr asgjë. Kompromisi nënkupton një qasje në të cilën ne do të kemi një situatë ku asnjëra palë nuk merr gjithçka dhe se ne të gjithë marrim mjaftueshëm”, ka thënë ministri i jashtëm serb Nikolla Sellakoviq në Berlin.

    Pas bisedimeve me homologun gjerman Heiko Maas në një konferencë për media, Sellakoviq ka thënë se bisedimet me Kosovën do të vazhdojnë si një nga temat më të rëndësishme, jo vetëm për perspektivën evropiane të Serbisë, “por edhe për sigurimin e paqes në rajon”.

    “Serbia mbështet punën e të dërguarit evropian Mirosllav Lajçak”, shtoi Selakoviq.

    Homologu i tij gjerman tha se “Serbia e konsideron shumë seriozisht perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, Serbia i përket BE-së dhe ajo ka vendosur qëllime shumë ambicioze”.

    “Ne e mirëpresim kursin evropian dhe inkurajojmë qeverinë në Beograd të angazhohet në reforma, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës dhe lirive të medias”, edhe një herë ministri i jashtëm gjerman i përmend kushtet dhe kërkesat e BE-së.

    Ai gjithashtu konfirmoi se Gjermania është shumë e përfshirë në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, duke shtuar se i dërguari special i BE është shpesh në rajon.

    Tani, me mbështetjen e qeverisë së re amerikane, po ofrohet një shans për të gjetur një zgjidhje dhe për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila, siç vlerësoi Maas, do të sjellë gjithashtu prosperitet ekonomik./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark