Ministri i jashtëm i Serbisë dhe anëtar i kryesisë së Partisë Progresive Serbe të Vuçiqit, Nikolla Sellakoviq, thotë se pikëpamjet e emisares së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, “nuk pasqyrojnë politikën zyrtare gjermane”, raporton Tanjug.
“Për disa arsye, dhe duket se arsyeja kryesore qëndron në lidhjet e saj të ngushta me udhëheqjen politike të Kosovës, znj. Von Cramon çdo sukses të Serbisë e përjeton si një humbje personale. Pasioni me të cilin ajo këmbëngul në rrëfimin e saj antiserb është duke ndikuar në disa nga politikanët më të shquar gjermanë që Serbinë e shohin një shtet të suksesshëm”, pretendon Sellakoviq. “Unë jam mirënjohës për mikpritësit gjermanë për bisedimet e hapura, ku kemi pasur mospajtime për disa çështje, por në dy ditët e fundit, jam i bindur, ne kemi hapur hapësirë për forcimin e bashkëpunimit serbo-gjerman dhe marrëdhëniet miqësore”, ka thënë Sellakoviq./Insajderi.org.