×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj i LDK-së akuzon Kurtin: Po punon me manual për të dëmtuar Kosovën

    Insajderi
    18 September 2024 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka akuzuar kryeministrin Kurti, se ka punuar me manual për ta dëmtuar dhe shkatërruar Kosovën.

    Ai tha që Kosovë është që 451 ditë nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe me raporte të ngrira me SHBA-në.

    Postimi i plotë:

    Serbia sonte nënshkruan marrëveshje me SHBA-të për energjinë;

    Me Gjermaninë dhe BE-në nënshkruan marrëveshje për Litiumin;

    Me Francën nënshkruan marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve në vlerën prej 2.5 miliard euro.

    E Kosova?

    Qe 451 ditë nën sanksione nga BE dhe me raporte të ngrira me SHBA.

    Albin Kurti, për këto 4 vite pa fije dyshimi ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin që e qeverisë vet!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark