Kuvendi Kosovës po mban seancën e thirrur nga kryeministri Kurti në orët e vona ku po diskutohet Plani Evropian, i rënë dakord në Bruksel.
Deputeti LDK-së Driton Selmenaj tha se nuk i beson Kurtit sa i përket dialogut.
Ai ia përmendi një shprehje shefit të Qeverisë që e kishte përdorur më herët për demarkacionin “Çakorri, Zhlepi, Zhlepi, Çakorri, tap karrika e lëshoj bajrakun”, i kishte thënë Kurti-Haradinajt.
Duke e lidhur këtë me Asosacionin.
“Zajednica, zajednica, tap kryeministër e lëshoj bajrakun”, tha Selmanaj.