Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj tha se ka dy dilema rreth qeverisë aktuale. Selmanaj tha se dyfishimi i faturave të popullatës ka qenë e paparanueshme për ta, shkruan Insajderi
“O ka mos dije totale, o ka qëllime te këqija, dhe si te tillë kemi ngrit si dileme dhe për fat te mire përkundër zhagitjes kemi Komision Hetimor parlamentar”, tha Selamanaj në Kanal 10
Ai shtoi se pyetjet që iu kërkohet përgjigje datojnë nga mesi i vitit 2021 deri sot, kjo bazuar në procesin e disa institucioneve.
“Objektivat janë te qarta ne kërkesë janë edhe pyetjet qe duan përgjigje, janë qe nga mesi i vitit 2021 deri sot si ka shku procesi i vendimmarrjes brenda qeverise, procesi i vendimmarrjes brenda rregullatorit të energjisë, procesi i vendimmarrjes brenda KOST-it brenda kuvendit dhe krejt do te trajtohen.
Kjo do të bëhet pasi sipas Selmanaj qëllimi pas kërkesës për Komisionin Hetimor ishte fisnik dhe vetëm që populli të marr përgjigjie.
“Se qëllimi jone është fisnik, sepse paratë janë të populli te Kosovës, duhet tiu tregojmë a ka gabu qeveria ne qasje apo edhe ka elemente të veprës penale”, shtoi Selmanaj./Insajderi.org