Reagimet ndaj ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, për deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, janë të orkestruara nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas tij, këto do t’i kushtojnë Kosovën në marrëdheniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ky skenar linçues ndaj ambasadorit amerikan dhe bashkësisë ndërkombëtare, si aleatë të qenësishëm të shtetit tonë, janë të ideuara dhe të projektuara nga adresa armiqësore të Kosovës”, ka thënë Selmanaj.
Shkrimi i plotë;
Sulmet e kordinuara të LVV-së përmes “ushtrisë së facebook-ut” ndaj ambasadorit amerikan Hovenier, janë të papranueshme dhe shumë të dëmshme për vendin.
Ky skenar linques ndaj ambasadorit amerikan dhe bashkësisë ndërkombëtare, si aleatë të qenësishëm të shtetit tonë, janë të ideuara dhe të projektuara nga adresa armiqësore të Kosovës.
Aleanca e Kosovës me SHBA-të dhe vendet perëndimore është jetike për shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptarë. Sulmet dhe linqimet e orkestruara do kenë pasoja në raportet tona reciproke.
Historia na mëson që kushdo që ka sulmuar vlerat që përfaqësojnë vendet demokratike, shoqëritë e tilla kanë mbetur të pashpresa dhe në labirinthet e tranzicioneve të pafundme!
Fundi i kësaj logjike është shërbimi më i madh kombëtar që i bëjmë vendit!