Selver Xhelili, biznesmeni dhe politikani që premton ndryshime për Kosovën me ndihmën e administratës Trump – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Selver Xhelili, biznesmeni dhe politikani që premton ndryshime për Kosovën me ndihmën e administratës Trump

    Insajderi
    08 February 2025 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një biznesmen i njohur, i angazhuar për zhvillimin e Kosovës me ndihmën e miqve të tij ndërkombëtar – veçanërisht amerikanë, Selver Xhelili, i është futur garës për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Selver Xhelili është kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, duke mbajtur numrin 83 në listën e PDK-së, e cila ka numrin 131.

    Xhelili është një biznesmen i njohur, i cili ka lidhje të ngushta me figura të njohura ndërkombëtare, përfshirë Richard Grenell, emisar për Misione të Veçanta të ShBA-ve.

    Përveç lidhjeve të ngushta me administratën e Trump, Xhelili ka lidhje të drejtpërdrejta me familjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është mik i ngushtë i djalit të presidentit Trump, Erick.

    Miqësia e Xhelilit me familjen dhe aministratën e Trump është vënë në pah edhe gjatë inaugurimit të 21 janarit kur Trump mori zyrtarisht detyrën.

    Xhelili ishte takuar me Richard Grenell gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit Donald Trump, si dhe me persona tjerë të rëndësishëm të kësaj administrate.

    Përpos në inaugurimin e këtij vitit, Xhelili kishte marrë pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump në mandatin e parë, në vitin 2017.

    Në fushatën e tij zgjedhore, Selver Xhelili ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe tërheqjes së investimeve për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

    Ai ka angazhuar qytetarët në diskutime të hapura për sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të vendit, duke ofruar zgjidhje konkrete për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe rritjen e mundësive të punësimit.

    Përkrahja ndërkombëtare në këtë zgjedhje nuk ka munguar për numrin 83 të listës së PDK-së.

    Flamur Ballazhi, një kosovar që punon në Shtëpinë e Bardhë dhe është i afërt me Richard Grenell, ka shprehur mbështetje të fuqishme për kandidaturën e Selver Xhelilit, duke e cilësuar atë si një njeri me vlera të larta kombëtare dhe një mik të madh të Amerikës dhe Presidentit Donald Trump.

    Selver Xhelili paraqitet si një kandidat me përvojë të pasur në biznes dhe angazhim të theksuar në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës. Angazhimi i tij për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Kosovës e bën atë një kandidat të vlefshëm për Kuvendin e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark