Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Selver Xhelili, do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan, Donald Trump, në Washington.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhelili ka shprehur ndjenjat e tij të krenarisë, gëzimit dhe shpresës, duke theksuar rëndësinë e orientimit të Kosovës drejt SHBA-së.
“Sot po udhëtoj për në SHBA, për inaugurimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donalld Trampit, në Washington. Kam ndjenja të krenarisë, gëzimit dhe shpresës. Çdo orientim kah SHBA-ja, është orientim për një të ardhme të sigurt edhe për Kosovën“, ka shkruar Xhelili.