Selver Xhelili premton mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës: Do të jem zëri i tyre në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Selver Xhelili premton mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës: Do të jem zëri i tyre në Kuvend

    Insajderi
    01 February 2025 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Selver Xhelili, ka deklaruar se, nëse zgjidhet deputet, do të angazhohet me përkushtim për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe për të adresuar kërkesat e tyre në nivel qendror.

    Ai tha se do të punojë për sigurimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë.

    “Do të punoj për të siguruar që ata e ato që jetojnë në Kosovë, të gëzojnë të gjitha të drejtat që u takojnë, ashtu siç i kanë mundësitë qytetarët e Kosovës, e veçmas për pajisjen me dokumente, përkrahjen për banim, shtimin e kuotës për studentët e Luginës në universitetet publike në Kosovë, e rritjen e bursave për ta”.

    Xhelili kritikoi Qeverinë Kurti, duke e akuzuar për krijimin e përçarjeve dhe duke premtuar se do të angazhohet për forcimin e unitetit të shqiptarëve të Luginës dhe avancimin e të drejtave të tyre në Serbi.

    “Do të insistoj që Qeveria e Kosovës të bëjë gjithçka të mundur për të siguruar avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës në Serbi, duke kontribuar në forcimin e unitetit dhe zgjerimin e të drejtave të tyre, duke luftuar çdo përçarje që tashmë është krijuar nga Qeveria Kurti, e duke i forcuar shqiptarët për kauzat e tyre të përbashkëta, jashtë interesave partiake”.

    “Çdo hap që do të ndërmarrim, do të jetë në drejtim të një të ardhmeje më të mirë dhe më të barabartë për shqiptarët e Bujanocit, Preshevës e Medvegjës në Republikën e Kosovës e Kosovën Lindore. Prandaj, kërkoj votat e qytetarëve të Luginës, sepse do të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës,” shkroi Xhelili.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark