Selver Xhelili: Tubimi i PDK-së në Gjilan, e dëshmoi një kthim të fuqishëm të përkrahjes për ndryshimet - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Selver Xhelili: Tubimi i PDK-së në Gjilan, e dëshmoi një kthim të fuqishëm të përkrahjes për ndryshimet

    Insajderi
    04 February 2025 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Selver Xhelili, tha se tubimi i sotëm në Gjilan ka dëshmuar kthimin e fuqishëm.

    Xhelili duke falënderuar qytetarët atje tha se PDK do ta qeverisë Gjilanin edhe pas zgjedhjeve lokale.

    “Tubimi i PDK-së në Gjilan, e dëshmoi një kthim të fuqishëm të përkrahjes për ndryshimet që kanë ndodhur brenda Degës së PDK-së me sjelljen e kuadrove të reja, e që ndryshimet nga udhëheqja e Qeverisë së re të Kosovës nga Bedri Hamza, do të ndodhin edhe në shtet. Faleminderit qytetarëve të Gjilanit që sonte e treguan përkushtimin ndaj PDK-së, vlerësuan reformat në parti dhe besojnë për ndryshimet që do t’i bëjmë në krejt Kosovën. Tash Kosovën, e së shpejti në zgjedhjet lokale, edhe për ta qeverisur Gjilanin”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark