Kryeministri Edi Rama sot bëri një shënim të gjatë në rrjete sociale, pasi mori shkas nga disa komente jo pozitive që iu bënë në postimin e tij me dy kampionet kosovare, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.
Në atë shkrim Rama përmendi shumë, që nga fjalët që iu tha xhudisteve para fotos, te kritikat e liderëve kosovarë dhe Ballkanin e Hapur.
Mirëpo ajo që bie në sy është dhe një shprehje e Kreut të Qeverisë, i cili perifrazon në kontekst ish-kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj. Ky i fundit refuzoi Macron dhe Merkel asokohe në Paris, dhe nuk pranoi që të heqë taksën 100% me Serbinë. Të tillë veprim Rama e ka cilësuar si “Mu nuk më ha luli për kta”.
Në fakt si për çudi dhe koiçidencë, fjala “lul” që përkon me emrin e kreut demokrat i cili njihet për lidhjen e tij me Hollandën, në hollandisht përkthehet “penis”.
Pse Rama me një gur thumboi dy zogj dhe pse ky sulm tani për Haradinaj?
Ditët e fundit kanë qenë të nxehta sa i takon debatit rajonal lidhur me të ashtuquajturin “mini-shengen ballkanik”, ose “Ballkani i Hapur”. Rama aktualisht ndodhet me pushime, por mesa duket paska mbledhur mllef dhe komentet negative që e cilësojnë atë si “tradhëtar”, nuk e kanë lënë që ta mbajë përbrënda…