Sëmundja e rrallë që na pengon ta ndiejmë frikën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sëmundja e rrallë që na pengon ta ndiejmë frikën

    Insajderi
    25 September 2025 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndjenja e frikës është një taktikë mbijetese evolucionare. Një numër i vogël njerëzish kanë një gjendje të rrallë që do të thotë se ata nuk frikësohen nga asgjë. Si jetojnë ata një jetë pa frikë?

    Imagjinojeni të hidheshit nga një aeroplan dhe të mos ndienit asgjë. As valë adrenaline, as rrahje të shpejta zemre.

    Ky është realiteti për Jordy Cernik, një britanik të cilit iu hoqën gjëndrat mbiveshkore për ta reduktuar ankthin e shkaktuar nga sindroma Cushing – një sëmundje e rrallë që ndodh kur gjëndrat mbiveshkore prodhojnë shumë kortizol, një hormon stresi.

    Trajtimi funksionoi paksa më shumë sesa duhej. Jordy pushoi së ndjeri ankth – por diçka nuk shkonte. Në një udhëtim në Disneyland në vitin 2012, ai hipi në një tren të shpejtë dhe kuptoi se nuk ndiente frikë. Më pas u hodh me parashutë nga një aeroplan, zbriti me tel nga ura Tyne në Newcastle dhe u ngjit me litar poshtë Shard-it në Londër – të gjitha pa ndjerë as pulsin më të ngritur, shkruan BBC-si.

    Përvoja e Cernik është e rrallë, por jo unike. Mund të duket e njohur për këdo që jeton me sëmundjen Urbach-Wiethe (e njohur gjithashtu si lipoid proteinoza), një gjendje gjenetike aq e rrallë sa vetëm rreth 400 njerëz janë diagnostikuar ndonjëherë me të.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark