Sëmundjet që mund të shfaqen në organizëm kur pini shumë ujë - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Sëmundjet që mund të shfaqen në organizëm kur pini shumë ujë

    Insajderi
    01 November 2023 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duket se shumë njerëz kanë filluar të mbajnë një shishe ujë me vete kudo që shkojnë dhe kjo është një mënyrë e mirë për të qëndruar të hidratuar.

    Uji ndihmon të transportojmë lëndët ushqyese të trupit, të krijojmë pështymë, të ruajmë temperaturën e trupit dhe shumë më shumë se kaq.

    Sidoqoftë, pirja e tepërt (më shumë se një litër në orë) në fakt mund të krijojë probleme shëndetësore, shkruan “Bright Side”. Ja efektet negative që mund të ketë ai:

    Enjtje e këmbëve dhe duarve

    Kur pini një sasi të madhe uji, ai së bashku me ushqimin e kripur mund të shkaktojë edemën (një gjendje që prek trurin). Kjo ndodh kur nivelet e natriumit në trupin tonë janë shumë të larta dhe uji i pijshëm mund të shkaktojë ënjtje. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me duart.

    Në fazat e mëvonshme, edema gjithashtu mund të shkaktojë një mosfunksionim në sistemin nervor qendror.

    Ju krijohen ngërçe në muskuj

    Që muskujt dhe rrahjet e zemrës të funksionojnë normalisht na duhen elektrolite. Uji i tepërt ul numrin e elektroliteve në trupin tonë. Kur këto nivele janë të ulëta, mund të përjetojmë ngërçe të muskujve, raporton Agroweb.

    Dhimbje koke dhe përgjumje

    Një nga shenjat më të zakonshme që mund të përjetoni nëse konsumoni më shumë ujë seç keni nevojë, është dhimbje koke. Gjithashtu, mund të ndiheni të hutuar dhe të çorientuar.

    Disa simptoma më serioze mund të jenë shikimi i dyfishtë, vështirësi në frymëmarrje, rritje e presionit të gjakut dhe përgjumje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark