Senati amerikan aprovon homoseksualin e parë si udhëheqës ushtarak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Senati amerikan aprovon homoseksualin e parë si udhëheqës ushtarak

    Insajderi
    18 May 2016 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Senati amerikan unanimisht ka aprovuar Eric Fanning si sekretar të Ushtrisë, duke e bërë atë liderin e parë homoseksual që udhëheq një degë të shërbimit të Ushtrisë Amerikane.

    Fanning më herët kishte punuar nën sekretariatin e Forcës Ajrore dhe gjithashtu ishte udhëheqës i stafit të Sekretarit të Mbrojtjes, Ash Carter.

    Pozita e tij e re u konfirmua dje, pasi liderët e Pentagonit bindën senatorin Pat Roberts se tashmë është shumë vonë për administratën që të transferojë të burgosur nga qendra e paraburgimit në Guantanamo Bay në Kubë, për në shtetin e tij, Kansas.

    Roberts kishte bllokuar nominimin e Fanning për muaj të tërë, për ta theksuar kundërshtimin e çfarëdo transferimi të mundshëm të të burgosurve në burgun ushtarak në Fort Leavenworth, Kansas./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark