Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar me shumicë të madhe të anëtarëve të vet, për ta avancuar miratimin e pranimit të Malit të Zi në NATO.
Mbrëmë vonë, 97 senatorë votuan për, ndërsa vetëm 2 ishin kundër – senatorët republikanë Rand Paul dhe Mike Lee.
Me këtë veprim është hapur mundësia e votimit, më vonë këtë javë, për ratifikimin e pranimit të Malit të Zi në NATO.
Votimi final do të mbahet në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, shkruan REL.
Pasi kjo të ndodhë, Spanja mbetet i vetmi shtet anëtar i NATO-s që duhet ta miratojë kërkesën e Malit të Zi për anëtarësim në aleancë.