Senati kalon Ligjin që i lejon Kosovës ushtrimet me forcat amerikane, flet senatorja që e bëri të mundur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Senati kalon Ligjin që i lejon Kosovës ushtrimet me forcat amerikane, flet senatorja që e bëri të mundur

    Insajderi
    28 July 2023 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka lëshuar  një komunikatë për media pasi Senati amerikan ka miratuar në kuadër të Projektligjin e Mbrojtjes së vitit fiskal 2024.

    Shaheen ka ndihmuar në sigurimin e një dispozite që do të zgjeronte autoritetin ekzisutes të Departamentit të Mbrojtjes për të trajnuar forcat ushtarake partnere të Evropës Lindore si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe dhe ka arritur që ta zgjerojë atë për të lejuar pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Kosovës.

    Në faqen zyrtare të senatores amerikane thuhet se përpjekjet e Shaheen janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe në kohën e duhur, meqë po bëhen në mes të përkeqësimit të kushteve të sigurisë në veri të Kosovës, raporton Express.

    “Senatorja Shaheen ndihmoi në sigurimin e një dispozite që do të zgjeronte një autoritet ekzistues për Departamentin e Mbrojtjes për të trajnuar forcat ushtarake partnere të Evropës Lindore si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe dhe do ta zgjeronte atë autoritet për të lejuar pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Kosovës. Përpjekjet e Shaheen janë veçanërisht të rëndësishme dhe në kohën e duhur mes përkeqësimit të kushteve të sigurisë në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e senatores.

    Pas kalimit në Senat, Ligji do të merret në shqyrtim nga Dhoma e Përfaqë suesve


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark