Senatit amerikan pritet të votojë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Senatit amerikan pritet të votojë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

    Insajderi
    12 January 2017 - 08:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni i Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë e ka miratuar rezolutën që e përkrahë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, më 11 janar, duke e dërguar në Senat për votim.

    Komisioni, vitin e kaluar e ka përkrahur kërkesën e shtetit Ballkanit për t’iu bashkuar aleancës ushtarake, por rezoluta nuk është hedhur në votim ende në Senat, aty ku duhet të marrë miratimin e dy të tretave të senatorëve për miratim të një anëtari të ri të NATO-s.

    Udhëheqësi i Komisionit, Bob Corker ka thënë se shpreson për “veprim të shpejtë” në Senat gjatë këtij viti.

    Senatori John McCain e ka siguruar kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq përmes telefonit, se Senati amerikan do e ratifikojë marrëveshjen e anëtarësimit së shpejti, sipas njoftimit të zyrës për informim të qeverisë së Malit të Zi.

    Më 10 janar, Italia dhe Norvegjia u bënë shtetet e fundit nga 28 vendet anëtare të NATO-s që e kanë përkrahur marrëveshjen në fjalë.

    Anëtarësimi i Malit të Zi përfaqëson zgjerimin e parë të aleancës veri-atlantike prejse Shqipëria dhe Kroacia janë bërë anëtare në vitin 2009, shkruan rel.

    Ndonëse ky vend është aleat afatgjatë i Rusisë, marrëdhëniet me Moskën janë përkeqësuar së fundi, duke i dhënë mundësi qeverisë që të kërkojë integrim më të afërt me perëndimin.

    Mali i Zi i është bashkuar BE-së në sanksionet kundër Rusisë për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska në vitin 2014.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark