Senatorët amerikanë kërkojnë veto lidhur me sanksionet ndaj Rusisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Senatorët amerikanë kërkojnë veto lidhur me sanksionet ndaj Rusisë

    Insajderi
    08 February 2017 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grup i senatorëve të Shteteve të Bashkuara planifikojnë ta paraqesin një legjislacion, me të cilin do ta vështirësojnë punën e administratës së presidentit, Donald Trump, për t’i tërhequr sanksionet kundër Rusisë, për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë.

    Kjo masë, e quajtur Akti i Rishikimit të Rusisë, ka mbështetës demokratë dhe republikanë dhe është aktualizuar për shkak të synimeve të politikës së administratës Trump lidhur me Rusinë.

    Senatori demokrat, Ben Cardin, dhe ai republikan, Lindsay Graham, janë në mesin e mbështetësve të këtij legjislacioni, me të cilin do të imponohej mbikëqyrje strikte kongresionale dhe e drejtë e vetos, ndaj administratës Trump, nëse ajo synon tërheqje të sanksionevve kundër Rusisë.

    Ish-presidenti, Barack Obama, paraardhës i presidentit Trump, i pat bllokuar fondet ruse dhe imponoi ndalesë të dhënies së vizave për një numër të zyrtarëve të lartë rusë, pasi Rusia e ankesoi Krimenë e Ukrainës, në vitin 2014.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark