Senatorët amerikanë pro sanksioneve të reja kundër Rusisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Senatorët amerikanë pro sanksioneve të reja kundër Rusisë

    Insajderi
    13 June 2017 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Senatorët amerikanë arritën marrëveshje për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë, për shkak të abuzimit me të drejtat e njeriut, armatosjes së Sirisë dhe ndërhyrjes së dyshuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

    Për legjislacionin u pajtuan edhe senatorët demokratë, edhe ata republikanë të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë dhe të Komitetit Bankar.

    Sanksionet e reja do të ndërmerreshin kundër rusëve që gjenden fajtorë për shkelje të të drejtave të njeriut, për furnizim me armë të Qeverisë siriane dhe për kryerjen e sulmeve kibernetike në emër të Qeverisë ruse.

    Masa pritet të votohet si amendament në ligjin për sanksione kundër Iranit.

    Për t’u bërë ligj, ajo duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe të nënshkruhet nga presidenti amerikan, Donald Trump.

    SHBA veçmë i ka vendosur disa sanksione Rusisë për shkak të aneksimit të paligjshëm të gadishullit ukrainas të Krimesë, në vitin 2014.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark